Arrestohen tre persona për posedim dhe shpërndarje të drogës në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona për posedim dhe shpërndarje të drogës në Prishtinë

    Insajderi
    01 May 2025 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit, në rrugën “Vatra” të lagjes “Tophane” në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona.

    Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ata akuzohen për veprat penale blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, dhe posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

    Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 4.9 gramë kokainë, një sasi e parave të valutave të huaja, peshore e vogël digjitale, 17 qese të vogla me kokainë 4.4 gramë, dy qese me kokainë 45.9 gramë, 7 qese me kokainë 1.7 gram, dy telefona mobilë, tri qese me kokainë 10.8 gramë dhe nëntë fishekë, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se Prokurori i Shtetit në përputhje me afatin ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.

    Hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të veprave penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark