
Tre persona të dyshuar për vjedhje janë arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator.
Vjedhja sipas raportit të policisë ka ndodhur me 31 mars.
Lexo edhe:
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se së bashku edhe me dy të dyshuar tjerë të cilët gjenden në arrati dyshohet se kanë vjedhur derivate nafte në një ekskavator pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe sekuestruar tre bidonë të mbushur me derivate nafte”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.