Janë arrestuar tre persona të dyshuar në fshatin Sllakoc të Gjilanit, pasi të njëjtit dyshohet se kanë improvizuar një laborator klandestin për përpunimin dhe prodhimin e drogës sintetike e dyshuar e llojit metaphetamin.
Tre të arrestuarit janë dy shtetas të Sllovakisë dhe një shtetas kosovar.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe substanca të lëngëta, një pjesë në formë të ngurtë pesha e të cilave nuk dihet. Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe tri lokacione tjera të ndryshme.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Sllakoc i Epërm, Gjilan. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj shtetas të Sllovakisë dhe një mashkull kosovar, pasi të njëjtit dyshohet se kanë improvizuar një laborator klandestin për përpunimin dhe prodhimin e drogës sintetike e dyshuar e llojit metaphetamin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe substanca të lëngëta, një pjesë në formë të ngurtë pesha e të cilave nuk dihet. Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe tri lokacione tjera të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.