Arrestohen tre persona në Leposaviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona në Leposaviq

    Insajderi
    27 February 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Leposaviq për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Dy prej tyre dyshohet se e kanë rrahur një tjetër. Që të tre kanë rezultuar të dehur.

    Me datë 26.02.2025 gjatë një pike te kontrollit fshatin Dren te Leposavicit, ne atë vend ishte ndalur një veture me targa te huaja ku nga drejtuesi M.M 41 vjeçar ishin njoftuar se i njëjti ishte rrahur nga dy persona te tjerë dhe njëherit i ka informuar policet se me vete ka një granat dore te tipit M75. Njësitet relevante te Policisë se Kosovës  kane dal ne vend te ngjarjes dhe janë marr me rastin, dhe gjate hetimit kane identifikuar dhe arrestuar te tre personat qe kane qene te përfshirë ne rrahje. Te tre personat iu janë nënshtruar testit te alkoolit dhe qe te tre kane rezultuar qe kane qene nen ndikim te alkoolit. Nga njësitet për trajtimin e mjeteve te rrezikshme , granata e dorës është marr nga vendi i ngjarjes.”

    “Gjate verifikimit te personave ka rezultuar se personi J.V. 27 vjeçar kishte pasur dy urdhër arreste aktive për veprat ,,Sulm ndaj personit zyrtar: dhe ,, Lëndim i rende trupor”. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku tre (3) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”

    Policia ka konfiskuar një granatë dore M75 dhe një lopatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark