Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu gjet drogë gjatë kontrollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu gjet drogë gjatë kontrollit

    Insajderi
    09 August 2025 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

    Kjo pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit janë bastisur edhe banesat e të dyshuarve, ku raportohet të jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 20.02 gram, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark