Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

    Insajderi
    25 September 2025 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Vushtrri, pasditën e së mërkurës, ka  arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Sipas njoftimit në Facebook, arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit.

    Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) telefona, një shumë e parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

    “Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark