Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimin se janë përfshirë në prostitucion.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:35 në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.
“Janë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” “Bashkëkryerje”, njoftoj policia
Policia në atë lokal ka konfiskuar pajisje elektronike, ndërsa personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë
“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil.
Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë. /Insajderi.org/