Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, për lokale të lojërave të fatit të cilat ishin të pa licencuara.
“Zyrtarët policor në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së kanë organizuar një operacion të përbashkët, ku janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit të cilat ishin të pa licencuara”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com