Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën e marrjes me prostitucion.
Rasti ka ndodhur në komunën e Ferizajt, raporton Insajderi.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com