Arrestohen tre shtetas të huaj që dyshohet se përfituan duke keqpërdorur kartela bankare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre shtetas të huaj që dyshohet se përfituan duke keqpërdorur kartela bankare

    Insajderi
    20 February 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar kontrolle në tri lokacione të ndryshme dhe ka arrestuar tre të dyshuar- dy shtetas turk dhe një maqedonas.

    Ata dyshohet se kanë përfituar duke keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore.

    Ata dyshohen për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo të kreditit”.

    Në lidhje me rastin në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

    – POS terminale;

    – Kartela bankare;

    – Kartelë bankare e modifikuar;

    – Para të gatshme;

    – SIM kartela;

    – Vula me mbishkrime të bizneseve;

    – Kompjuter;

    – Telefona mobil;

    – Si dhe dokumente relevante (fatura, kupona fiskal, etj.) që ndërlidhen me veprën penale.

    “Me vendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit ndalohen për 48 orë, derisa rasti ndodhet në proces të mëtutjeshëm hetimor.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark