Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar për ‘grabitjen’, e një çante dore me 12 mijë euro që kishte ndodhur mesnatën e 2 tetorit në rrugë ‘Anton Çeta’ në Gjakovë.
Pas arrestimit të dyshuarit M. D, N. P dhe M. D janë shoqëruar për në stacion policor dhe gjatë intervistimit në prani të avokatëve të tyre mbrojtës ata e kanë pranuar veprën.
Me urdhër të prokurorit tre personat e dyshuar janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh ndërsa ndaj tyre është ushtruar kallëzimi. /Insajderi.com