Arrestohen tre të dyshuar për posedim të narkotikëve, një tjetër në kërkim policor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre të dyshuar për posedim të narkotikëve, një tjetër në kërkim policor

    Insajderi
    05 February 2025 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre të dyshuar për posedim të narkotikëve, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.

    Sipas njoftimit, gjatë kontrollit tek të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme.

    Po ashtu, tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor.

    Postimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark