Tre të mitur janë arrestuar si të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Raushiq të Pejës.
Sipas Policisë, ata kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe objektë përcjellëse të mërgimtarëve.
“Tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, aty kanё vjedhur vegla pune. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs ka intervistuar dëshmitaret lidhur me kёtё rast”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e Prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës.
“Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do te ju kthehen pronarëve. Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24- orё”, thuhet tutje në njoftim.