Arrestohen tre zyrtarë policorë dhe një noter për keqpërdorim pozite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre zyrtarë policorë dhe një noter për keqpërdorim pozite

    Insajderi
    09 October 2016 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar tre zyrtarë policorë dhe një noter për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Inspektorati Policor i Kosovës deri te ky rezultat ka ardhur pas dy operacioneve hetimore.

    “Operacioni i parë është realizuar më 07.10.2016 ku efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar  dy të dyshuar nga Vitia (një toger policor – Stacioni Policor i Vitisë dhe një Noter) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore disa mujore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit në terren lidhur me përfshirjen e togerit policor si të dyshuar në këtë rast, si dhe provave materiale që janë siguruar nga ushtrimi i kontrollit të banesës, apo objekteve tjera bazuar në një Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan .

    Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore paraprake, dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

    “Operacioni i dytë është realizuar në datën e njëjtë  (07.10.2016) në Prishtinë, ku IPK-ja ka pranuar një informatë se dy zyrtarë policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit dhe fshehje të provave”, thuhet më tej në komunikatë.

    IPK bazuar në informatën e pranuar, thotë se i është përgjigjur menjëherë rastit duke ndërmarrë disa veprimeve hetimore paraprake që kanë përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe të dyshuarve, konfiskimin e një veture etj.

    “Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit  dy të dyshuarve (zyrtarë policorë) u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, vazhdon komunikata.

    Të dyshuarit, sipas komunikatës, janë paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, i cili në fund të seancës dy të dyshuarve ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim si një prej masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark