Policia jep detaje për arrestimin e tre zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës, i keqpërdorën mbi 87 mijë euro të subvencioneve nga Ministria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për arrestimin e tre zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës, i keqpërdorën mbi 87 mijë euro të subvencioneve nga Ministria

    Insajderi
    20 December 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarë në Federatën e Karatesë së Kosovës, janë arrestuar, pasi që dyshohet se kanë mashtruar me subvencione, duke i keqpërdorur 87 mijë e 463 euro të Ministrisë së Kulturës.

    “Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë pranuar informatën që dyshohet se tre të dyshuar, zyrtarë në Federatën e Karatesë së Kosovës kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke shkaktuar dëm në buxhetin e Ministrisë në vlerë rreth 87.463 €”.

    Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuari tjerë janë dërguar në mbajtje.

    MASHTRIM ME SUBVENCIONE

    Prishtinë 2019-2023. NN. Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë pranuar informatën që dyshohet se tre të dyshuar, zyrtarë në Federatën e Karatesë së Kosovës kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke shkaktuar dëm në buxhetin e Ministrisë në vlerë rreth 87.463 €.  Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuari tjerë janë dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark