Arrestohet 16 vjeçari për vjedhje, sendet që vodhi iu kthyen pronarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 16 vjeçari për vjedhje, sendet që vodhi iu kthyen pronarit

    Insajderi
    08 September 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, pas një pune hetimore dhe operacionale kanë arritur arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

    I dyshuari sipas Enis Pllanës, zëdhënësit te policisë për rajonin e Prishtinës është  A.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    “Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kryer edhe kontrolle, ku të dyshuarit i janë gjetur sendet e vjedhura, të cilat janë sekuestruar dhe i janë rikthyer pronarit”, ka konfirmuar Pllana.

    Sipas tij, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark