Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, u fjalos me një person për një “follow” në rrjete sociale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, u fjalos me një person për një “follow” në rrjete sociale

    Insajderi
    04 April 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje mes dy të rinjve në fshatin Dubravë të Ferizajt ka përfunduar me kërcënim me armë zjarri dhe ndërhyrje të njësisë antidrogë të Policisë së Kosovës.

    Sipas policisë, tek i dyshuari R.O, 19-vjeç, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe një fishekë në tytë.

    “Personat janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe nga hetimet e zhvilluara, konflikti kishte nisur pas një kërkese për shoqërim të dërguar nga personi  Z.M. (20 vjeç) një vajze në rrjetet sociale. I dyshuari R.O. e kishte thirrur personin Z.M dhe e kishte kërcënuar me armë”, bëri të ditur policia.

    Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar procedura penale për veprat “armëmbajtje pa leje” de “kanosje”, teksa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark