Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga policia në Gjilan një person.
Sipas njoftimit i arrestuari është K.R, 20 vjeçar.
A ishte dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Ai ishte kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e policisë.