Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për një vrasje në tentativë që ndodhi në maj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për një vrasje në tentativë që ndodhi në maj

    Insajderi
    25 July 2025 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar një 23-vjeçar mbrëmë në Prishtinë, i cili ishte shpallë në kërkim nga policia për një vrasje në tentativë që ndodhi gjatë majit në në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

    Policia tha se po e vijon hetimin në këtë rast për dy vepra penale me të cilat ngarkohet ai, vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Mbrëmë nga policia e Kryeqytetit është arrestuar i dyshuari i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

    Arrestimi i të dyshuarit;

    V. K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

    Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”  me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka  dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark