Është arrestuar i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar”, njoftoi PK-ja.
Policia ka thënë se i dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, për veprime tjera hetimore.