Policia e rajonit të Prishtinës, në të vërtetë, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale: Vjedhje në bashkëkryerje.
Hetimi është iniciuar më 11 shkurt 2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si të e vjedhur veturën me targë të huaj.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialistë për hetimin e vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit: S.K., 34-vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar e i implikuar në këtë rast.
Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua në mbajtje prej 48-orësh, për t’u proceduar mëtej në fazat e mëtejme të procesit hetimor.