Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, fotografoi fletën e votimit dhe e publikoi në rrjete sociale

    Insajderi
    11 May 2025 - 18:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, nën dyshimin se ka fotografuar fletën e votimit.

    Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë, pas shfaqjes së një postimi në një portal ku një shtetas kishte publikuar fotografimin e fletës së votimit, organizuan punën, identifikuan, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

    “Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se ky shtetas ditën e sotme, ka fotografuar fletën e votimit, dhe më pas e ka publikuar në rrjetet sociale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha zëdhënësi i policisë së drejtorisë së përgjithshme, Gent Mullai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark