Arrestohet 41-vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau një grua shtatzënë në Itali - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 41-vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau një grua shtatzënë në Itali

    Insajderi
    20 December 2023 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bujar Fandaj nga Kosova, i cili u shpall në kërkim si autor i dyshuar për vrasjen e 27-vjeçares shtatzënë Vanessa Ballan në provincën e Trevisos në Itali, është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes.

    Sipas mediave, viktima e kishte denoncuar 41-vjeçarin për përndjekje në muajin tetor. Ka qenë një i afërm i viktimës që ka përmendur emrin e shqiptarit si një i dyshuar i mundshëm.

    E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Partneri i 27-vjeçares ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.

    Çifti ishin bashkë prej 11 vitesh dhe kishin një fëmijë. Gruaja ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, shkrun abcnews.al.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark