Arrestohet 45-vjeçari në Fushë Kosovë i dënuar për vjedhje të rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 45-vjeçari në Fushë Kosovë i dënuar për vjedhje të rëndë

    Insajderi
    27 August 2025 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Fushë Kosovë një person të kërkuar nga drejtësia.

    I arrestuari, B.S., 45-vjeçar, ishte i dënuar për dy vepra penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    Sipas njoftimit të policisë, ai është dërguar për të vuajtur dënimin prej 2 vitesh e 20 ditësh burgim.

    Nga Policia e Rajonit të Prishtinës është bërë e ditur se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre që janë të dënuar si autorë të veprave penale./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark