Arrestohet 54 vjeçari, ishte i dënuar me mbi 1 vit burgim në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 54 vjeçari, ishte i dënuar me mbi 1 vit burgim në Prizren

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj një person në Prizren i cili ishte i dënuar me një vit burgim por nuk e kishte mbajtur dënimin.

    Ai ka qenë në arrati.

    Sipas Policisë, Sh.D., ishte i dënuar me një vit e 20 ditë burgim efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    54-vjeçari  fillimisht ishte dërguar në stacionin Policor Prizren dhe më pas në burg në vuajtje të dënimit.

    “Me datën 24.09.2025, policët e Stacionit Policor Prizren, në kuadër të Task Forcës dhe planit  operativ ‘Realizimi i urdhëresave 2025’, kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë  të dyshuarin Sh. D., mashkull, 54 vjeçar  nga Prizren. I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1 (një) vit e 20 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.  I arrestuari  Sh. D.  fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark