Arrestohet 54-vjeçari në Lipjan, qëlloi me AK-47 në një aheng familjar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 54-vjeçari në Lipjan, qëlloi me AK-47 në një aheng familjar

    Insajderi
    13 August 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 54-vjeçar në fshatin Medvec të Lipjanit, pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

    Ngjarja është raportuar rreth orës 11:00, ndërsa në vendngjarje policia ka sekuestruar një pushkë automatike të tipit AK-47 me municion.

    I dyshuari, me inicialet R.B., është ndaluar për 48 orë dhe po hetohet për veprat penale “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia ka apeluar që qytetarët të shmangin përdorimin e armëve në ndeja dhe ahengje, duke theksuar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark