Një 65-vjeçar në Shkodër, shtetasi Mark Gjokaj, ka rënë në prangat e Policisë për dhunë në familje.
Përmes një njoftimi, Policia shkruan se ky shtetas dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, raporton A2CNN.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.