Arrestohet aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, në kufirin Kosovë-Maqedoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet aktivisti i PSD-së, Nol Nushi, në kufirin Kosovë-Maqedoni

    Insajderi
    15 January 2025 - 19:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka njoftuar se Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi, është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, shkruan Insajderi.

    Molliqaj ka shprehur shqetësimin për këtë ndalim, duke shkruar se Nushi është aktiv në Prishtinë dhe se është habitur se si është mundësuar arrestimi i tij, duke e quajtur këtë një metodë për të lodhur aktivistët dhe për të penguar angazhimin e tyre politik.

    Molliqaj ka kritikuar këtë veprim si një abuzim të drejtësisë, duke theksuar se ndalimi ka lidhje me një rast të vitit 2016, kur Nushi ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

    “Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë“, ka shkruar ai në Facebook.

    Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar“.

    Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Nushit dhe për një hetim të veprimeve arbitrare që janë marrë kundër tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark