Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se është arrestuar aktivisti Egzon Azemi. Sipas Vetëvendosjes, ai është arrestuar në shtëpinë e tij lidhur me protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Vetëvendosje bënë thirrje organeve të rendit që t’i lirojnë të gjithë aktivistët, dhe t’i ndalin përndjekjet ndaj tyre.
“Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve” thuhet në reagimin e kësaj partie.
“Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit”./Insajderi.com