Është arrestuar edhe i kërkuari i tretë për rastin e fajdeve në Gjilan, që po udhëheqet si hetim nga Prokuroria Speciale.
Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për Albert Rexhepin, i njohur ndryshe si “Albert Malisheva”.
Rexhepi ishte shpallur në kërkim që ditën kur u arrestuan babë e birë, Mefail e Edison Shkodra.
Në raportimet e Gazetës Insajderi, bazuar në dosjen e Prokurorisë e dokumentet e Gjyqit, viktima e këtij rasti pos Edison e Mefail Shkodrën e përfshinë në rast edhe Albert Rexhepin.
Gazeta Insajderi do të iu mbaj të informuar për këtë rast.
Më poshtë gjeni raportimet e Insajderit për këtë rast të madh të fajdeve: