Arrestohet banda që shpërndante imazhe të abuzimit të fëmijëve të krijuara nga AI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Arrestohet banda që shpërndante imazhe të abuzimit të fëmijëve të krijuara nga AI

    Insajderi
    28 February 2025 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa dhjetëra persona janë arrestuar këtë javë për rolin e tyre në një grup kriminal që shpërndante imazhe të abuzimit me fëmijë të krijuara nga inteligjenca artificiale, njoftoi Europol të premten.

    Operacioni është një ndër të parët që përfshin materiale abuzimi me fëmijë të krijuara nga AI, tha Europol, duke shtuar se ka mungesë të legjislacionit kombëtar për përdorimin e mjeteve të AI për këtë qëllim.

    I dyshuari kryesor, një shtetas danez, drejtonte një platformë online ku shpërndante materialin që ai krijonte. Përdoruesit nga mbarë bota paguanin një “pagesë simbolike online” për të pasur akses në këtë platformë.

    Operacioni vazhdon, me autoritete nga 19 shtete të përfshira.

    Shumica e 25 arrestimeve u realizuan njëkohësisht të mërkurën, në një operacion të udhëhequr nga autoritetet daneze, ndërkohë që priten edhe më shumë arrestime në javët në vazhdim, sipas Europol.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark