Arrestohet biznesmeni Granit Paçarizi, i caktohet një muaj paraburgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet biznesmeni Granit Paçarizi, i caktohet një muaj paraburgim

    Insajderi
    01 August 2025 - 21:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Paçarizi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ndaj tij Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar një muaj paraburgim, siç merr vesh Insajderi kjo kërkesë është aprovuar.

    Paçarizit i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim. Ai dyshohet se ka rrahur F.T . dhe po ashtu i ka dëmtuar edhe veturën e viktimës.

    Kush është biznesmeni nga Prizreni, Granit Paqarizi?

    Biznesmeni prizrenas Granit Paqarizi kishte përfunduar në pranga më 5 prill 2022, pasi dyshohej se kishte kanosur personat zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit.

    Gjykata Themelore në Prizren i kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për një tender për instalimin e ndriçimit publik. Më 28 mars 2022, Paqarizi kishte shkuar në zyrat e Komunës së Prizrenit dhe kishte kanosur menaxherin e projektit, S.T., me fjalët: “Ka me të vra para Komune, nuk ke me gëzu pensionin”, ndërsa drejtorin Ç.L. e kishte paralajmëruar:
    “Nuk guxon kush me ndërpre kontratën”.

    Përfshirje e mëparshme në raste të dhunshme

    Kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte probleme me ligjin. Në vitin 2013, Paqarizi ishte përfshirë në një përleshje me armë zjarri, ku ishin plagosur disa persona. Ai ishte akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe shpallur fajtor. Më pas, prokuroria e kishte rihapur rastin duke e akuzuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”.

    Për këtë vepër, Paqarizi ishte dënuar me 2 vite e gjysmë burgim dhe dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

    Rasti i sulmit fizik për një kontest pronësor

    Më 7 maj 2022, Paqarizi u përfshi në një tjetër incident në rrugën “Sheh Kadrija” në Prizren, ku kishte sulmuar fizikisht 65-vjeçarin Agim Kastrati për një mosmarrëveshje pronësore. Ai fillimisht e kishte kërcënuar viktimën dhe më pas e kishte goditur me duar, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

    Afera e rëndë e gushtit 2024 – dyshohet për dhunim

    Më 21 gusht 2024, 38-vjeçari dyshohej për një rast dhunimi në një motel në Fushë Kosovë. Një vajzë 21-vjeçare kishte raportuar në Polici se ishte viktimë e dhunës seksuale, duke pretenduar se Paqarizi, pa pëlqimin e saj, kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

    Rasti kishte ndodhur në motelin “Diamonds”. Sipas burimeve të Sinjalit, biznesmeni e kishte mashtruar vajzën duke i thënë se gjithçka ishte masazh. Pas raportimit, Policia kishte nisur kërkimet dhe e kishte intervistuar Paqarizin si të dyshuar. Pas procedurave, ai ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark