Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me një grua.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 30 janar të këtij viti, teksa i dyshuari pas arrestimit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka tentuar të kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.