Lëvizja Vetevendosje ka njoftuar se policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë.
Sipas njoftimit nga VV, arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme.
“Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën”, thuhet në njoftim.