Drejtori ekzekutiv i kompanisë së veturave“Volkswagen AG”, Oliver Schmidt, është arrestuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) nën akuzën e mashtrimit për të mashtruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është arrestuar të shtunën nga hetuesit federalë në Florida, shkruan New York Times, raporton Insajderi.
“Volkswagen AG” ka pranuar se në shtator të 2015-ës, janë instaluar në 475 mijë makina në SHBA, softuera të fshehta, në mënyrë që automjetet të dalin të pastra gjatë testit për emetimin e gazrave në atmosferë
Volkswagen nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë duke thënë se është duke vazhduar të bashkëpunojë me Departamentin e Drejtësisë për të zgjidhur çështjet e mbetura në SHBA.
Schmidt pritet të dalë sot para gjyaktës në Detroit.