Arrestohet i dyshuari i gjashtë për sulmet në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari i gjashtë për sulmet në Bruksel

    Insajderi
    09 April 2016 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestimet mund t’iu sjellin hetuesve informacione të reja për qelizën e grupit militant Shteti Islamik (IS), që besohet se ka kryer sulmet terroriste edhe në Francë, edhe në Beligjikë.

    Njoftimi është bërë pasi policia, përfshirë oficerë të maskuar, kanë bastisur lagjen Eterbek të Brukselit, duke mbyllur një pjesë të saj.

    Autoritetet kanë njoftuar për arrestimin e pesë personave të premten, përfshirë Mohamed Abrinit, i dyshuari i fundit i identifikuar për sulmet në Paris.

    Zyra e Prokurorit në Belgjikë ka thënë të shtunën se personi i gjashtë është arrestuar, por ka refuzuar të japë më shumë detaje.

    Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së këtij qyteti, më 22 mars, kanë lënë të vrarë 32 persona.

    Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

    Këta të fundit kanë thënë se kanë kryer edhe sulmet e nëntorit të kaluar në Paris, duke vrarë 130 veta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    Lajme
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark