Është arrestuar një person pasi kishte hyrë në një shtëpi në Ferizaj me qëllim grabitje dhe në momentin kur është vërejtur ai ka shtënë me armë zjarri.
“Një i dyshuar mashkull i maskuar dhe i armatosur ka hyr në shtëpinë e viktimës me qëllim grabitje. Në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur”, thuhet në raporton 24 orësh, raporton Insajderi.
Policia njofton se dy familjarë të tjerë janë përleshur fizikisht me të dyshuarin të cilët kanë pasur lëndime trupore.
“Dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar, një revole CZ,2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza.
Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com