Arrestohet edhe Boiken Abazi (Video) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe Boiken Abazi (Video)

    Insajderi
    16 March 2016 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovë ka arrestuar sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazin.

    Lajmin për media e ka bërë të ditur Vetëvendosja, duke njoftuar se Abazi është arrestuar sot rreth orës 13:30, afër zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas Vetëvendosjes, ai është arrestuar pa fletarrest dhe nga policë civil.

    ”Edhe ky arrestim është bërë prej njerëzve pa uniformë, pa treguar fletarrest apo ndonjë urdhër zyrtar, edhe pse Boiken Abazi ka kërkuar të shohë ndonjë dokument prej policëve”.

    “Për sa kohë kriminelët janë në pushtet, burgjet do të mbushen me të pafajshëm. Por ne jemi më shumë se burgjet e tyre, ideali ynë është më i fortë se poshtërsitë e tyre”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Më herët gjatë ditës është arrestuar edhe Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10153269323697000/

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark