Arrestohet edhe një person për kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe një person për kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu

    Insajderi
    04 June 2025 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tjetër person është arrestuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.

    Ai është arrestuar dje, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    “Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia

    Gjinekologu Afrim Veliu u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, në lagjen e tij në Ulpianë.

    Detaje për rastin kishte dhënë policia ku thuhet se rasti ka ndodhur teksa mjeku po futej në veturë, ku i njëjti është goditur në kokë me mjet metalik.

    “Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor”, tha ai./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark