×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe një person për spiunazh, po vëzhgohej nga AKI

    Insajderi
    27 June 2024 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nën dyshimin për spinuazh policia e ka arrestuar dje ish-policin e Kosovës, Aleksander Vlajiq në regjionin e Mitrovicës.

    Ai është kapur pas informacioneve që kanë qenë rrugë operative të cilat i ka siguruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të mërkurën mbrëma pas hetimeve disamujore nëpërmjet AKI-së dhe Policisë së Kosovës, raporton Insajderi.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe Prokuroria Speciale e cila ishte në bashkëpunim me AKI-në e policinë.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark