Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar sot aktivistin Faruk Dakaj, njëri nga 24 të akuzuarit për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.
Sipas Vetëvendosjes, “ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë”.
Në një komunikatë për media, ky subjekt parlamentar thotë se arrestimi I aktivistëve të saj është duke u bërë nga panika qe e ka kapluar Qeverinë e Kosovës pasi që “janë mbledhur mbi 100 mijë qyetarë nëpër sheshet”.
“Qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme. Liri për aktivistët”, thuhet në reagimin e VV-së.
Ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar për të njejtin rast edhe Salih Zybën, shef I sektorit të inspeksionit në Komunën e Prishtinës./Insajderi