Arrestohet edhe një tjetër aktivist i Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet edhe një tjetër aktivist i Vetëvendosjes

    Insajderi
    16 March 2016 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Dren Kukaj është arrestuar sot në mesditë nga ana e Policisë së Kosovës.

    Lajmin e  ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një komunikatë për media, ku thekson se Kukaj është arrestuar në Prishtinë dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë.

    ”Kjo valë e arrestimeve, depërtimeve, rrahjeve nëpër stacione policore, thyerjeve të zyrave, linçimeve e shpifjeve përmes medieve të varura dhe organeve të propagandës, montimeve të akuzave të pavërteta dhe thirrjeve për dhunë e përndjekje nga ana e pushtetarëve më të lartë, është e gjitha e drejtuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatë për media të Vetëvendosjes.

    Sipas Vetëvendosjes, avokati i Dren Kukajt është përpjekur të marrë të dhëna për këtë mbajtje, por policia ka refuzuar të përgjigjet. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark