Personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë tanimë është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.
I njëjtit në këto momente është duke u intervistuar.
Policia përmes një komunikate për media njofton se gjithë veprimet do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, më 30 gusht 2022
Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të miturve G.J dhe XH.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.