Një shtetas i Kosovës nga fshati Ponoshec i Gjakovës është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij është vërejtur se leja e qarkullimit të veturës dhe targat e veturës dyshohet se janë të falsifikuara.
I dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka arrestuar gjithsej 43 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com