Të shtunën në Gjakovë rreth orës 18:00, është arrestuar një person pasi i njëjti është ndaluar në një pikë kontrolli dhe nga brezi ka nxjerrë revolen dhe u ka drejtuar zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Policia ka reaguar shpejtë duke i larguar revolen nga dora dhe çdo gjë ka kaluar pa pasoja, kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Më tej, thuhet se është bastisur edhe shtëpia e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një Pistoletë 7.65m me pesë fishek, një pushkë gjuetie GAO Univerzal USSA me katër fishek 12mm dhe 23 fishek.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com