Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Gjakova, i dyshuar për dhunim të një gruaje në Slloveni.
Siç njofton PK-ja, arrestimi është bërë pas kallëzimit penal të ngritur nga autoritetet sllovene, shkruan Gazeta Insajderi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet Sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton më tej policia. /Insajderi.org/