Arrestohet gjyshja shqiptare që trafikonte kokainë në Itali – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet gjyshja shqiptare që trafikonte kokainë në Itali

    Insajderi
    11 May 2017 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia italiane ka vënë në pranga një grua të moshuar shqiptare, e cila e kishte kthyer shtëpinë ku banonte në një laborator droge.

    Sipas shtypit italian, në pranga ka përfunduar 64-vjeçarja me iniciale V.H., e cila prej vitesh kishte marrë nënshtetësinë italiane.

    Në shtëpinë e gruas së ve, është gjetur dhe sekuestruar edhe lëndë narkotike e llojit kokainë.

    Mediat italiane raportojnë se ajo kishte kohë që mbahej nën vëzhgim nga policia.

    Gruaja ishte rezidente ne Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si një nga kryesoret e trafikut të drogës ne sheshin Jesi.

    Në dhomën e saj te gjumit, policia zbuloi një laborator të vërtetë. Aty u konfiskua me shume se 60 gram kokainë, me një vlerë në treg, prej 7 mijë euro.

    Disa doza kokainë ishin bërë gati për t’u shitur dhe iu gjeten te fshehura nen jastëk. Policia njoftoi se e tere dhoma e saj ishte përdorur për të fshehur aktivitetin qe kryente, njofton gazeta-shqip.

    Në banesë ajo jetonte me vajzën dhe dy nipërit dhe shtëpia e saj ishte gjate gjithë kohës e frekuentuar. Policia ka thënë se familjarët e saj nuk kishin dorë ne aktivitetin e 64-vjeçares.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark