
Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçare si e dyshuar për vjedhje të rëndë.
Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Mëngjesin e së hënës ministrja kishte raportuar në polici se në shtëpinë e saj kanë hyrë hajnat. Mediat raportuan gjatë ditës se Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.
Arrestimin e të dyshuarës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti:
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën:
– N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës.
E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.