Pas pesë ditësh është arrestuar i burgosur që iu iku nga duart tre zyrtarëve të Shërbimit Korrektues.
Ai arriti të arratiset nga automjeti me të cilin po transportohej për në Gjykatën e Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Shërbimit Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se është arrestuar dhe është kthyer prap në Qendren e Paraburgimit i paraburgosuri G.K, vepra: Lëndim i lehtë trupor. I njejti ka qenë në arrati duke arritur ti shmanget njësitit të transportit të SHKK-së. Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar procedura hetimore si nga prokuroria e shtetit, ashtu edhe nga Sherbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-së.
I dyshuari G.K i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor
Lidhur me rastin tre zyrtaret korrektues janë pezulluar nga puna me vendim të komisionit disiplinor.