Një person i kërkuar ditën e sotme ëshrtë arrestuar në Han të Elezit. Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
Tutje në këtë njoftim thuhet se i dyshuari i moshës 40 vjeçare ka qenë i kërkuar me urdhër të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre vite.
“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të fajit. Policia Rajonale e Ferizajt bën të kuptojë me urdhërat e gjykatës ndaj atyre që nuk i përgjigjen vendimit të gjykatës”, thuhet nga Policia e Kosovës.